“Viti i fundit i qeverisjes Kurti”! Çfarë parashikon deputeti

5 Shkurt 2024 | 11:52

Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se ky është viti i fundit për qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.

Berisha u shpreh se opozita ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me qeverinë, por me kushtin që veprimet e saj të jenë të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas tij, pas çdo veprimi patriotik të Kurtit fshihen veprime dhe marrëveshje antikushtetuese.

“Përvoja e këtyre viteve qeverisje na ka bërë të kuptojmë se pas çdo veprimi patriotik të këtij kryeministri kemi edhe veprime  të tera antikushtetuese siç ishin marrëveshjet e dëmshme për energjinë, lëvizjen e lirë dhe asociacionin. Nëse humbim një të katërtën e territorit, për çfarë sakrificash po flasim dhe pse e bëmë një luftë me shumë viktima. Ndaj u bashkuam në këshillin drejtues të partisë, jo zgjedhje këtë vit, por ky është viti i fundit i kësaj qeverie. Në zgjedhjet e kaluara kemi lejuar vjedhjen industriale, këtë herë nuk do lejojmë vjedhjen e votave”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026