“Me dinarin serb u përkrah Radoiçiçi”,analisti: S’duhen struktura paralele në Kosovë

6 Shkurt 2024 | 16:00

Gazetari Muhamet Hajrullau ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku tha se vendimi për heqjen e dinarit është një vendim që e donin të gjithë, megjithatë sipas tij është e drejtë që të mos bëhet në mënyrë të menjëhershme.

Hajrullahu shtoi se për heqjen e dinarit as opozita në Kosovë nuk ishte shumë kritike, pasi sipas tij dinari serb shërben për të mbajtur e për të forcuar strukturat paralele në Kosovë. Ai tha se me anë të dinarit serb janë përkrahur njerëzit e Radoiçiçit.

“Kosova ka aplikuar në Këshillin e Europës, çdo veprim që bie në kundërshtim me anëtarësimin e Kosovës, të paktën shtetet e Quintit duhet të jenë të informuara. Ndoshta shtetet e Quintit janë të infromuara për këto veprime të zotit Kurti. Ne po shikojmë vetëm atë që është në publik, ne kemi parë edhe një përplasje të deputetëve gjerman, ku ka prej tyre që janë kundër trysnisë që po i bëhet Kosovës.

Ne nuk kemi parë reagime nga Bashkimi Europian dhe as nga miq të tjerë nga sulmi terrorist në Banjskë. Kanë kaluar 3-4 muaj dhe ende nuk kemi hulumtim apo rezultate finale. Nuk dihet se ku qëndrojnë zyrtarisht.

Kjo është një lloj padrejtësie që i është bërë Kosovës. Gjithashtu partitë politike opozitarte, s’kanë pasur qëndrim të drejtpërdrejtë sa i takon dinarit. Largimi i dinarit nga Kosova, u intereson të gjithëve. Dinari serb është strukturë paralele në Kosovë.  Me dinarin serb janë përkrahur njerëzit e Milan Radoiçiçit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024