Ambasada e SHBA: Blinken do takohet me krerët e sistemit të drejtësisë

15 Shkurt 2024 | 12:27

Ambasada  e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se sekretari amerikan i Shtetit  Anthony Blinken do të zhvillojë një takim edhe drejtues të sistemit të drejtësisë, duke nënkuptuar kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës. Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike”, thuhet në një postim të ambasadës.

Në axhendën e publikuar nga DASH nuk parashikohej një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, edhe pse mundësia e një takimi të tillë u përfol për ditë të tëra në mediat shqiptare që pas lajmit se sekretari Blinken do vizitonte vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026