Kita Sallabanda: E operova kur ishte i vogël, sot është avokat i njohur në Shqipëri

19 Shkurt 2024 | 09:14

Neokirurgu Kita Sallabanda tha në “Good Morning Albanians” se ka pasur raste emocionuese gjatë karrierës së tij si kirurg.

Ai ka treguar se në mendje i ka mbetur rasti i një djali të vogël të cilin e kishte operuar dy herë për shkak të masës së madhe tumoriale në trurin e vogël.

Ky fëmijë, pas 25-26 vitesh e kishte gjetur doktorin dhe e kishte falënderuar për faktin që i kishte shpëtuar jetën, e sipas kirurgut ai tashmë është një  avokat shumë i njohur në Shqipëri.

“Kam pasur një fëmijë që i kam bërë operim në trurin e vogël. Ai ka qenë gati në periudhën e humbjes së jetës. E kam operuar dy herë sepse ishte një tumor kaq i madh sa nuk mund ta hiqja menjëherë, pasi po ta hiqja menjëherë mund ti shkaktoja dëme fëmijës.

Ky fëmijë pas 20 e ca vitesh, më gjeti dhe ai është sot një avokat i njohur në Shqipëri. Ai më gjeti dhe më tha “doktor prindërit më kanë thënë që ju më keni operuar dhe unë dua t’ju falënderoj për këtë operacion që unë sot jam gjallë falë jush”,-tha mjeku Sallabanda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024