Frika nga meningjiti, qytetarët të interesuar për vaksinën
Vaksina kundër meningjitit nuk përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimit. Por këtë fillimviti ishte rasti i vdekjes së një personi nga kjo sëmundje që shkaktoi panik dhe interesim të qytetarëve për vaksinën.
“Është për t’u shqetësuar, se është një sëmundje shumë e keqe edhe se di ku duhet t’i gjejmë vaksinat që t’ia bëjmë”, – thotë një qytetare.
Të interesuar pranë konsultoreve të fëmijëve, bluzat e bardha tregojnë se ka pasur familjarë të shqetësuar dhe që kërkojnë informacion mbi këtë vaksinë
“Kemi pasur familjarë që janë interesuar, po shumë pak e kanë gjetur këtë vaksinë se në shtet nuk ekziston”, shprehet Hëna Proko, vaksinatore.
Më herët Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me situatën është shprehur se raste të infektuara nga kjo sëmundje ka çdo vit, por në vendin tonë nuk bëhet fjalë për epidemi dhe nuk ka vend për panik.
Deri tani, në vendin tonë është konfirmuar vetëm një viktimë nga meningjiti.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë