Ndërtime në Parqet Kombëtare/ Çfarë parashikon ligji për zonat e mbrojtura
Zonat e mbrojtura rrezikojnë ta humbasin statusin e të transformohen nga ndërtimet. Ndryshimet në “Ligjin e vitit 2017, tashmë u japin të drejtë bashkive të menaxhojnë të paktën 20% të territorit të tyre dhe të miratojnë projekte ndërtimi.
Ligji i kaluar me shumicë votash në parlament, zë fill në muajin nëntor 2023, me argumentin se do të zhvillojë ekonominë e rretheve dhe do të ndalojë shpopullimin.
Ai u depozitua në Kuvend me firmën e 12 deputetëve socialist, ku deklarohej heqja e kufirit për ndërtime, por duke specifikuar kritere, të cilat në dukje nuk parashikojnë betonizime masive.
Në nenin 16, ku përfshihen Parqet Kombëtare thuhet se lejohen projekte të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, të propozuara nga Ministria e Mjedisit apo bashkitë me këtë kriter: të evidentohet rëndësia kombëtare e investimit dhe që investimi zbaton kriteret më të larta të mbrojtjes së mjedisit dhe ndikimit më të ulët në natyrë dhe biodiversitet”.
Mirëpo, ekspertë dhe shoqata mjedisorë dolën kundër, duke paralajmëruar se ligji heq përfundimisht nga harta Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.
Në hartën e Shqipërisë, sipërfaqja e kategorizuar zonë e mbrojtur zë 21 të territorit, dhe përfshin 11 parqe kombëtare, 718 monumente të natyrës, 11 peizazhe të mbrojtur dhe 4 vende të trashëgimisë botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve