PROFIL| Lulzime Duka, volejbollistja që sfidoi komunizmin me dashurinë për sportin
Gazetarja Greta Topjana, këtë javë në “Profil” në Euronews Albania na njohu me Lulzime Dukën përtej rrjetës së volejbollit. Sot Lula ashtusikurse e njohin miqtë, 65 vjeç, vjen me një rrëfim emocional dhe plot sfida si në aspektin personal dhe atë profesional.
Ikona e volejbollit, Lulzime Duka, u lind në Tiranë me 8 dhjetor 1959. Pasioni i saj që në moshë të vogël ishte sporti dhe 16 vjeçe u angazhua me ekipin e partizanit për të kaluar më pas të Dinamo. Lula, ashtu sikurse të gjithë e njohin, ështe një nga volejbollistet më të mira që ka bërë histori në ekipin e Dinamos i cili korri sukses edhe jashtë kufijve.
Karriera e saj me sportin nisi që në moshë të re, por 16 vjeçe u katapultua në volejboll, fillimisht me Partizanin e më vonë me ekipin e Dinamos.
Lula, sikurse të gjithë e njohin tregoi shumë vullnet dhe aftësi në volejboll por jeta e saj mori një kthesë ndryshe kur babain ja burgosen.
Kur sapo kishte nisur karrieren si volejbolliste, babai i saj u burgos me akuzën për “agjitacion propagandë”. Ajo tregon se në atë kohë baba ii saj ishte shofer i linjes Albani dhe ishte një lloj kurthi për t’i zënë vendin e punës. Sipas Lulzime Dukës babai i saj ka qenë në një drekë me disa shokë dhe dikush i thotë që ta ngremë këtë gotë për Enver Hoxhën por babai i saj iu përgjigj “çfarë pune ka Enver Hoxha këtu, në këtë drekë”. Kjo mjaftoi që ai të spiunohet dhe të arrestohej, burg për 8 vite…
Kjo ishtë një goditje e madhe për Lulzime Dukën por edhe motrën e saj, te dyja sportiste, që kjo situatë jo vetëm që i plagosi shpirtërisht port ë dyja u hoqën nga puna dhe sporti.
Për familjen Duka gjithcka ndryshoi kur trajneri i Dinamos Kreshnik Tartari duke besuar te talenti i Lulzime Dukës kërkoi që ajo të luante për Dinamon. Për familjen e saj ky ishte një lajm i pabesueshëm, madje volejbollistja tregon që mamaja e saj i tha: “Na lër rehat në mërzinë tonë.”
Lulzimja nisi në ekipin e Dinamos dhe babai i saj doli nga burgu sepse në atë kohë ky ekip ishte i ministrisë së brendshme, ministri e cila kishte futur babain e saj në burg.
Nga ky moment vazhdoi karriera e saj në ekipin e Dinamos, i cili përfaqësoi Shqipërinë dhe rrëmbeu kupa edhe jashtë vendit, duke fituar në Mesdhe, në Ballkan dhe duke u kualifikuar në top treshën e Evropianit.
Jeta personale po ashtu një histori sa emocionuese aq edhe e trishtë. Një nga momentet më të bukura që Lula kujton ishte se si braktisi dasmën e saj sepse po atë ditë duhej të shkonte në stadium se kishte ndeshje. Në “Profil” ajo rrëfen se hoqi fustanin e nusërisë bashkë më karficat dhe shkoi të luante në Shkodër. Atje ekipi i Dinamos fitoi dhe pastaj u kthye sërish në dasëm ku i gjeti dasmorët duke kërcyër.
Një moment tjetër që ajo ndau me ne ishte humbja e bashkëshortit të saj, të cilin ja vranë, një moment i vështirë për jetën e saj… por sporti e ndihmoi të ngrihej në këmbë sërish…
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës