Rikthehen protestat e studentëve, një grupim rinor ka thirrur sot një tubim në Tiranë

22 Janar 2020 | 09:24

Një vit pas protestave të dhjetorit 2018, studentët janë të pakënaqur nga mospërmbushja e tetë pikave të Paktit për Universitetin nga ana e qeverisë.

Një grupim i ri, i quajtur “Rezistenca rinore”, ka shpallur vendimin për një protestë e re ditën e sotme në ora 11 të paradites.

Anëtarët e grupimit pretendojnë se deri tani asgjë nuk ka ndryshuar, tarifat vijojnë të jenë të larta dhe kushtet në konvikte janë skandaloze.

Ata janë të pakënaqur nga mosmbajtja e premtimeve të qeverisë.

Sidoqoftë, në një dalje publike të disa ditëve më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se “Pakti për Universitetin” është zbatuar teksa renditi edhe disa nga përfitimet prej tij për studentët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026