Zelensky në Tiranë| Nesho: A do e njohë Ukraina Kosovën? Çfarë pritet nga samiti…
Diplomati Agim Nesho ka komentua vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë, ku dhe do të zhvillohet samiti për Ukrainën.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se vizita e tij në Tiranë është pozitive duke shtuar se kjo vizitë duhet të vlerësohet.
Mes tjerash ai nënvizoi se do ishte me interes nëse kjo vizitë shoqërohet me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
“Takimi i Tiranës, është një takim tepër pozitiv, është një vizitë që ne duhet ta vlerësojmë. Është momenti ku në politikën shqiptare ka një unison tepër të madh për mbrojtjen e Ukrainës në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Në shumë raste nuk bashkohemi për arsye se kërkesat janë në një rast që qeveria shqiptare të jetë më rezultative. Nuk duhet të krijojë vetëm aktivitete por dhe rezultatet. Ajo që do ishte me interes është nëse kjo vizitë përkrahëse që i bëhet Ukrainës, konkretizohet me diçka që Ukraina të njohë Kosovën. Ky duhet të jetë objektivi i Ramës, nëse ai është një lider që mendon jo për personalitetin e tij, por për çështjet e kombit shqiptar”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë