Eksperti: Dyshoj se dikush po mbulon vrasësin e vërtetë të Pëllumb Metës

29 Shkurt 2024 | 08:23

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë apo mjekësisë ligjore. Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë. Gjatë këtyre ditëve edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.

Sabri Hoxha ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin GoodMorning  Abanians në Euronews Albania  se zbardhja e ngjarjes nuk është e vështirë pasi prova kryesore është vetë kufoma.

Sipas tij, ngjarja ka ende një mister të pazgjidhur dhe dikush ka marrë përsipër vrasje për të fshehur varësin e vërtetë.

“Nuk jam pjesë e hetimit dhe nuk i kam të dhënat. Është një ngjarje shumë  e rëndë të vrasësh babanë. Ka një mister, dyshoj se dikush e ka marrë përsipër vrasjen për të mbuluar dikë tjetër, por kjo është pjesë e hetimit”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024