Varhelyi nga Tirana: Plani i BE dyfishon ekonomitë e Ballkanit brenda 10 viteve
Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, deklaroi gjatë Samitit mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se plani i rritjes ekonomike synon që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në 10-vitet e ardhshme.
Varhelyi apeloi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor se nëse duan të përfitojnë nga ky plan do të duhet të aplikojnë dhe pranojnë rregullat e Bashkimit Evropian.
Ai në vijimin e reformave të kërkuara nga BE në mënyrë që se që të ecet përpara në aspektin e planit të ritjes ekonomike.
“Jam vërtet i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj se tashmë Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë gjithë vendet e rajonit për t’u bërë anëtare të BE.
Ne po arrijmë në përfundim të mandatit tonë dhe duam të lëmë diçka të prekshme për të gjithë rajonin.
Plani i rritjes është ambicioz, kemi gjysmën e kohës për ta vënë në dispozicion, por kemi besim të plotë se ju do t’i merrni të mirat që parashikohen.
Ky plan do të ndihmojë të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BE-së në 10 vitet e ardhshme. Dyfishimi ekonomik do të thotë që disa vende që janë më pas do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vërtetë me shpejtësi dhe të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni dhe pranoni rregullat e Bashkimit Evropian. Dëshira ime e tretë është për partnerët e institucioneve financiare ne kërkojmë që përveç 30 miliardë eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore”, tha Varhelyi.
Çfarë është plani për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor?
Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.
Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”.
Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.
Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”.
Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.
Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.
Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve