Kulluri: Ky është sinjali i qartë që SHBA dhe BE i kanë dhënë Bashës e PD-së
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se fakti që kryedemokrati Lulzim Basha është caktuar reporter në Këshillin e Europës për asetet e bllokuara ruse, është një shans i dytë që i jepet PD nga aleatët.
Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky është një sinjal që i jepet PD për të qenë një aleat i rëndësishëm dhe i besueshëm i BE-së.
“Ka një vetëpërjashtim të Foltores, të ‘Rithemelimit’. Edhe fakti që Lulzim Basha është caktuar reporter në Këshillin e Europës për asetet e bllokuara ruse është një sinjal i qartë që Partisë Demokratike zyrtare i është dhënë një shans i dytë i rëndësishëm për të qenë një parti partner i besueshëm politik i aleatëve tanë strategjik, por edhe vetë BE dhe kjo është një gjë e mirë. Ndërkohë që sot më ka lënë pa fjalë postimi i Berishës, aludimet e tij për besëlidhjen e Lezhës dhe situatën e sotme. Ishte një faull besoj i rëndë, që nuk duhet bërë nga politikanë të atij niveli”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komiteti në KiE miraton rezolutën “Basha” për Ukrainën, kreu i PD: Putin të paguajë!
- Basha nga Lezha: Qeveria e korruptuar, po bën çmos të godasë e kontrollojë SPAK
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht
- 09:35 Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit