Çfarë na mësoi gara e Bahreinit

4 Mars 2024 | 15:02

Sezoni i ri, avaz i vjetër do të thuhet pas startit në Bahrein por ne kemi përzgjedhur 10 elementë që mësuam nga gara e fituar prej kampionëve në fuqi në F1. Masterklasi i Red Bull nuk ka nevojë për koment dhe kjo justifikoi mënyrën se si dominoi në Sakhir.

E megjithatë skandali që përfshiu Christian Horner nuk ka përfunduar, siç ai po shpresonte. Përveç të tjerave kjo çështje rriti presionin ndaj Perez në luftën për titull. Nga ana tjetër problemi me frenat la në hije progresin që Ferrari ka bërë me gomat.

Potenciali i vërtetë i McLaren vazhdon të jetë ende i fshehur ndërsa gabimi në llogaritje për sistemin ftohës goditi fort Mercedes në Bahrain. Përplasja e Hulkenberg në kthesën e parë nuk e lejoi Haas të tregonte përmirësimin e gomave. Ndërkohë Alpine duket në problem më të mëdha se sa mendonin pilotët e saj.

Sërish me pilotët por ata të RB Visa Cash që nuk po kalojnë një raport të mirë. Në fund rregulli për përdorimin e DRS, skuderitë janë të kënaqura që mund ta aktivizojnë që në xhiron e dytë, një më përpara se një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024