Paralajmërimi i ekspertit: Kambanat e alarmit për luftë ka kohë që bien
Eksperti i sigurisë Redon Qiriazi komentoi në një intervistë për Euronews Albania hapjen e bazës ushtarake të NATO në Kuçovë.
Sipas tij, kambanat e alarmit të për luftë kanë kohë që bien, dhe elemente kërcënimi të sigurisë tonë kombëtare dhe të rajonit kanë kohë që ekzistojnë.
“Elemente kërcënimi të sigurisë tonë kombëtare dhe të rajonit kanë kohë që ekzistojnë, qoftë nga destabiliteti që ka prodhuar Serbia në rajon apo ndërhyrja ruse, duke përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet në Mal të Zi, Bosnjë, kemi raste të terrorizmit të sponsorizuar nga qeveria e Serbisë në Kosovë. Paqja është relativisht e brishtë, askush s’e besonte 2 vjet më parë se Rusia do sulmonte Ukrainën, edhe pse shërbimet sekrete e thoshin një gjë të tillë. Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë, është gjithmonë mirë që t’i kemi krahët e ngrohtë”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk