Shtohen turistët, kreu i operatorëve turistike: Po largohen 30 mijë punëtorë në vit
Shqipëria shënoi një rekord historik vitin e kaluar me rreth 10 milionë turisë. Por drejtues të shoqatës së operatorëve turistikë thonë se problemi kryesor mbetet mungesa e punonjësve në shërbimet e hotelerisë.
Shqipëria po behet gati për sezonin veror, por ashtu si një vit më parë, mungesa e fuqisë punëtore, vijon të jetë problemi kryesor për sipërmarrësit.
“Për 7 vjet janë trefishuar kapacitet akomodukese ndërkohë ka gati 30-40 mijë punonjës që largohen çdo vit”, tha Zak Topuzi, kreu i shoqatës së operatorëve turistikë.
Turizmi I kufizuar dhe mungesa e një page përgjatë gjithë vitit, është shkaku kryesorë përse këta punonjës zgjedhin vendet e rajonit për tu punësuar.
“Nuk i jep mundësi punonjësve të jenë të kualifikuar dhe të stabilizuar duhen politika fiskale duke i stimuluar. Ne i kualifikojnë dhe ata largohen ne vendet e rajonit”,-Zak Topuzi.
Numri I turistëve që pritet të vijnë në Shqipëri, përgjatë sezonit veror, është dyfishuar. Në platformat e rezervimeve online, ka një rritje me 30% të të huajve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në vendin tonë.
“Për sezonin e verës ka një rritje me 20-30%, kjo është pozitive, por nuk duhet të synojmë rritjen e numrit të turistëve por të cilësisë”,-tha Topuzi.
Turizmi, siguron 22% të prodhimit të përgjithshëm bruto në Shqipëri dhe 43.6% të eksportëve shqiptare. Për kreun e shoqatës së operatorëve turistikë, për të pasur si klientë të kënaqur dhe punonjës besnike të Shqipërisë, industria e turizmit duhet të ketë një vëmendje më të shtuar.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve