Përhapja e viruseve vdekjeprurëse, Pipero: Është krijuar konfuzion, s’ka asnjë rrezik. Vaksinohuni për gripin

22 Janar 2020 | 16:03

Mjeku Infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero duke iu referuar të dhënave zyrtare, deklaron se vendi ynë nuk ka asnjë rrezik të shtuar për përhapjen e virusit të gripit apo dhe dy sëmundjeve të tjera infektive më të rrezikshme siç janë meningokoku dhe meningitkoksemia.

“Qarkullimi i viruseve ë gripit është shtuar sepse qarkullojnë 4 viruse, por situata është në normalitet. Bëhet fjalë për 300-350 pacientë në ditë, që është një shifër normale në raport me stinën. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëhet me dije se kemi 12 mijë raste me infeksione në rrugët respiratore, që nuk do të thotë se janë të gjithë me grip. Dhe kjo është shifër normale. Nuk kemi ende komplikacione dhe forma të rënda të virusit të gripit”, u shpreh z. Pipero për Euronews Albania.

Ndërkohë sa i takon dy viruseve, meningokoku dhe meningitkoksemia, mjeku infeksionist thekson se, është krijuar konfuzion në opinionin publik, ndërkohë që nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e tyre. Madje, Pipero theksoi se ende, nuk është e konfirmuar se, vdekja e punonjësit të Policisë Rrugore në Tiranë, e ndodhur pak ditë më parë, ka ardhur për shkak të njërit prej këtyre viruseve. Z. Pipero shtoi se, klinikisht efektivi Mariglen Mestani ishte me purpur fulminante. 

“Është krijuar konfuzion dhe dua të konfirmoj se nga ana epidemiologjike dhe klinike nuk ka asnjë lloj problemi në vendin tonë sa i takon qarkullimint të meningokokut dhe aq më tepër të meningitkoksemisë, që është diku tek më pak se 6 raste për 100 mijë banorë në Evropë, ndërsa tek ne është edhe më pak akoma. Jemi plotësisht në një situatë normaliteti”, u shpreh mjeku i njohur.

Z. Pipero shton se, nuk rekomandon vaksinimin kundër këtyre dy viruseve, përveç atyre personave që udhëtojnë në vende të Afrikës dhe Azisë ku janë të rrezikuar nga përhapja e tyre. Nga ana tjetër, ai rekomandon vaksinën kundër gripit për fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

“Në qarkullim janë 4 viruse, dy të grupit A dhe dy të grupit B. H1N1 përbën rastin më të përhapur. Vaksinat mbulojnë këto viruse. Kur vjen puna për aplikimin e vaksinës unë jam pak konservator, dhe rekomandoj vaksinimin deri nga gjysma e dhjetorit, por ndërkohë sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi mund të bëhet në çdo kohë. E them me kompetencë profesionale, vaksinat janë mjaft cilësore dhe parandalojnë viruset. Vaksina mbron për të gjithë vitin. Nuk ka vaksinë që mbron 100% por deri në 65-70%, por veçoria është se edhe në rast se prekesh nga gripi, e kalon shumë lehtë dhe pa komplikacione. Rekomandohet për popullatën në risk siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit, por vaksinimi është i këshillueshëm për të gjithë”, përfundoi z. Pipero.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026