Konflikt për pasurinë? Avokati i Princit Leka zbulon marrëveshjet: Çfarë kërkon Elia
Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.
Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin Now në Euronews Albania se ka një marrëveshje të përgjithshme që rregullon marrëdhënien pasurore ku princi ka hequr dorë nga disa pasur që rrjedhin nga trashëgimia familjare dhe ja ka dhuruar ish-bashkëshortes.
I pyetur nga juristi Kreshnik Spahiu lidhur me marrëveshjen mes ish-çiftit dhe pretendimet pasurore nga Elia Zaharia, ai u shpreh se nga kjo e fundit nuk ka pasur asnjë pretendim shtesë për pasuri jashtë atyre të pranuar në marrëveshje.
“Marrëveshjet janë të formalizuara, të noterizuara, qoftë ajo për kujdestarinë e fëmijës edhe e zgjidhjes së martesës. Edhe marrëveshja që i njeh disa të drejta pronësore është e noterizuar është bërë me pëlqimin e palëve. Nuk ka asnjë pretendim për sipërfaqe shtesë apo që lindin nga zhvillimi i pasurisë. Elia ka qenë e asistuar nga profesionistë dhe në përcaktimet e kodit të familjes është e përcaktuar kush është pasuria që hyn në bashkësi ligjore dhe në këtë pasuri nuk bën pjesë pasuria që rrjedh nga pasuria trashëgimore. Kjo ka qenë një pjesë e qartë, ka qenë vullneti i princit që t’i ofrojë një komfort asaj dhe vajzës”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës