Shpërthimi në Lushnje! Avokati: Ja sa vite burg rrezikon deputeti

8 Mars 2024 | 12:32

Dosja në ngarkim të deputetit socialist Bujar Çela për shpërthimin me pasoja në magazinën në pronësi të tij në Lushnje, do të hetohet nga SPAK.

Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj ligjvënësit por për shkak të cilësive të tij si subjekt i posaçëm , ka shpallur mos kompetencën.

Avokati Marsid Gupi tha në një intervistë për Euronews Albania se deputeti Bujar Çela nisur nga akuzat që bien mbi të rrezikon minimalisht 2 vjet burg.

Sipas tij, në ngjarjen tragjike të Lushnjës kanë përgjegjësi edhe organet ligjzbatuese që nuk e kanë zbuluar paligjshmërinë në të cilën funksiononte biznesi, por përgjegjësia kryesore bie mbi deputetin Çela.

“Ka njerëz të plagosur, kemi shkatërrim prone, nuk është vetëm Çela përgjegjës, janë edhe organet ligjzbatuese, IKMT, inspektorati i territorit, policia, inspektorati i punës, a kanë qenë të siguruar këta punëtorë, çfarë zbatonin, lejes së ndërtimi si i është zgjatur afati. Pse duhet të shkonte situata në 2 jetë të humbura që të evidentohej ky fakt i paligjshëm. Unë mendoj se fakti kryesor i kundërligjshëm janë veprimet e deputetit, ai është përgjegjësi kryesor, rrezikon dënimin me burgim, vetëm, për një nga akuzat ai rrezikon 2 vite burg”, tha avokati.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026