“Integrimi i Shqipërisë i pamundur”, Dhuli: Sa të jetë Mitsotakis në qeveri

10 Mars 2024 | 21:15

Juristi Skerdjan Dhuli u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE është i pamundur për aq kohë sa kryeministri grek Mitsotakis është në qeveri.

Këtë e tha i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha mes të tjerash se nëse raportet mes dy vendeve do të ishin më të buta, çështja e detit , por dhe çështje të tjera do të zgjidheshin më lehtë.

“Në këtë moment ne nuk do ishim në këtë lloj marrëdhëniesh, pjesa me detin sigurisht që do të ekzistonte, po nëse ne do të kishim raporte politike më të buta, jam i bindur që raporti për historinë e detit do të ishte më i qetë dhe zgjidhja e tyre do të ishte më e lehtë. Sot që ne flasim bllokimi i integrimit është fakt dhe unë jam i bindur që për aq kohë sa në Greqi do të jetë qeveria e djathtë, integrimi i Shqipërisë me përjashtim të legjislacionit evropian nuk do të jetë i mundur. Mitsotakis në Greqi ka një terren të qetë politik në Greqi. Pala greke ndaj nesh ka pushtetin e të qenit bllokues”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026