Dakordësia me PS për komisionet, Bardhi: Pas 5 muajsh mazhoranca ka reflektuar

12 Mars 2024 | 14:45

Në Konferencën së Kryetarëve, që u zhvillua këtë të martë u arrit dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Kreu Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat u shpreh se pas 5 muajsh mazhoranca reflektoi, duke pranuar kërkesën e opozitës që komisionet hetimore për sterilizimin dhe të dhënat personale të ngrihen.

Mes tjerash ai tha se opozita kërkon që Kuvendi t’i rikthehet normalitetit.

“Sot pas 5 muajsh, mbledhja e konferencës s ë kryetarëve u kthye në 12 tetor, atje ku nisi motivi i legjitim i opozitës për të penguar funksionimin normal të Kuvendit. I kam  bërë apel kolegëve të mazhorancës që të mos marrin vendim të nxituar. Të marrin kohën e nevojshme për një dialog parlamentar të nevojshëm në një vend anëtar të NATO-s, por me arrogancë në 12 tetor u vendos rrëzimi  i kërkesës për komisionin hetimor lidhur me kontratat koncensionare në shëndetësi dhe rrëzimi i komisionit hetimor për sistemin TIMS dhe refuzimi i kërkesës së opozitës për të ndryshuar përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Është lajm i mirë që pas 5 muajsh mazhoranca ka reflektuar. Sot ishte një diskutim dhe vendimarrje në parim.

Të mos e raportojmë si një çështje të mbyllur. Kemi rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për koncensionin e sterilizimit dhe ngritjen e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Kemi rënë dakord që çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtuar ligjin për kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision, që do të ngrihet në Kuvendin e Shqipërisë në paritet të plotë mes PD dhe PS, me vendimarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve. Për opozitën ka qenë gatishmëria për t’u kthyer normaliteti në Kuvend por që kjo të ndodhë, duhet të plotësohen kërkesat e opozitës.”-tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026