“Serbia ndodhet në trysni”, Biserkos: Vuçiç përpiqet të jetë kundër Perëndimit

13 Mars 2024 | 11:55

Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Ajo theksoi se jemi në një moment shumë të rëndësishëm thelbësor për Ballkanin Perëndimor duke shtuar se vizita e Escobar në Kosovë është një mesazh për të gjithë.

Mes tjerash ajo nënvizoi se Serbia ndodhet në trysni për shkak të Banjskës, dhe për shkak të mashtrimeve dhe vjedhjeve në zgjedhje ku për pasojë ka marrë sanksione të shumta. Sipas saj, Vuçiç përpiqet që të mbulojë gabimet e tij me një fushatë kundër perëndimit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe thelbësor për Ballkanin Perëndimor, duke menduar tërë analizën për mundësinë  e një lloj konflikti të mundshëm në Bosnje. Mendoj se Komuniteti Perëndimor është mjaft aktiv në këtë rajon, dhe po ashtu fakti që ne kemi vizitën e të dërguarit të Posaçëm Gabriel Escobar që ka vizituar Kosovën. Ky është një sinjal se ka veprimtari diplomatike që këtë herë nuk e përfshin Serbinë. Serbia ndodhet në trysni për shkak të Banjskës, dhe për shkak të mashtrimeve dhe vjedhjeve në zgjedhje, dhe ka sanksione të ndryshme të drejtuara ndaj rezidentëve tanë.

Ai përpiqet që t’i mbulojë të gjitha me një fushatë kundër perëndimit. Këto persona nuk kanë për të njohur ndonjëherë Kosovën dhe nuk kanë për të lejuar anëtarësimin e vendit në OKB. Mendoj se Serbia përpiqet që të jetë kundër aleancave perëndimore dhe mendoj se ka një bashkëpunim ushtarak me SHBA, siç e kemi me Gjermaninë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026