“Kush përgjon gazetarët shkel ligjin!” Çipa komenton ligjin e BE për mediat
Gazetari Aleksandër Çipa ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth ligjit të Bashkimit Europian për mediat.
Një nga pikat e tij flistë për përgjimin e gazetarëve, Çipa tha se të përgjosh gazetarët nuk është vetëm një shkelje e rëndë e ligjit, por është një agresion i hapur ndaj mediave dhe fjalës së lirë.
“Përgjimi i gazetarëve ëhstë një dukuri të cilën gjenerata ime e gazetarëve e mban mend si fenomen sundonjës në periudhën e regjimeve politike në sistemet autokratike dhe në diktaturë.
Në demokraci përgjimet natyrisht nuk përjashtohen si fenomenologji për interes të sigurisë dhe të autoritetit ligjor të shtetit, por nuk kanë të bëjnë fare më gazetarët dhe me përndjekjen e tyre.
Përgjimi i gazetarëve në demokraci është një shkelje e rëndë jo vetëm e të drejtës themelore, por në mënyrë të veçantë është një agresion i hapur dhe presion i drejtëpërdrejtë mbi autoritetin dhe funksionon raportues që duhet të ketë gazetari dhe media”,-tha Aleksandër Çipa.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve