Kampionati shqiptar në fazën e 4-ët, Egnatia rrezikon kreun e klasifikimit

14 Mars 2024 | 17:36

Faza e katërt dhe e fundit e Superligës shqiptare është ajo më deicizivja për fatet e 10 ekipeve pjesëmarrëse. 9 javë të cilat do të vendosin final 3, play out si dhe ekipet që do të kthehen në kategorinë e parë. 3 duele luhen të shtunën duke nisur me Erzeni-Laci, ndërsa në orën 17 Skënderbeu-Egnatia dhe Teuta-Partizani.

Të dielën Kukësi pret Vllazninë, ndërsa Tirana-Dinamon. Aktualisht janë luajtur 27 javë, ku ekipet e vetme që kanë ndeshje të prapambetur janë Dinamo e Teuta, kjo për shkak të reshjeve të shiut.

Deri më tani asnjë verdikt nuk është final, si për kreun ashtu dhe për zonën e ftohtë. Fitorja minimale me Laçin i jep shpresë Kukësit, i cili në rast se fiton dy sfidat e radhës, shkon drejt fazës Play out. Në anën tjetër, ekipi më premtues mbetet Vllaznia, me formën aktuale duke hedhur kandidaturën për tu shpallur kampion, edhe pse në fund gjithçka vendoset në final 4. Shkodranët i kanë fituar të 5 ndeshjet e fundit, e duke përfituar nga rivalët e Egnatias, i afrohen atyre me vetëm 2 pikë diferencë.

Në vendin e tretë është Partizani i Orges Shehi, tashmë i eliminuar nga kupa e me synimin e vetëm kampionatin. 2 humbje në 5 ndeshje janë shumë për kampionët në fuqi të cilët dua të përsërisin sezonin e fundit. Gara për vendin e 4-ët do të jetë e fortë e cila garanton njëkohësisht final 4 por edhe pjesëmarrjen në kupat e Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026