Ekzekutimi i Gentjan Bejtja, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje, si u vra 43-vjeçari
50 gëzhoja janë gjetur në vendin ku u vra Gentjan Bejtja, ditën e djeshme në Fushë Krujë.
Burime bëjne me dije se autorët e përfshirë në ngjarje kanë qenë katër. Këto të fundit e kanë afruar makinën deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makinë, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë.
Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt në oborr.
Bejtja dyshohet se ka qenë pak metra larg nga oborri, ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.
Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.
Gentian Bejtja, ish-polic dhe eksponent i njohur i botës së krimit, është ekzekutuar pasditen e të premtes, të 15 marsit, në banesën e tij. Një atentat i mirëorganziuar i mori jetën ish-policit të Burgjeve, ndaj të cilit u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi.
Tre herë u shpëtoi atentateve, por armiqtë duket se e kishin mbajtur në survejim dhe kanë vepruar kur Bejtja arriti në shtëpinë në Fushë Krujë. Pas 8 muajsh në kërkim nga policia, ai shkoi dje në banesë ku e priste nëna e vetme, por gjeti vdekjen. Ndaj tij është qëlluar me 4 kallashnikovë, teksa ka qenë në serë. Bejtja ishte në kërkim për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij më korrik 2023.
Gentian Bejtja u ka shpëtuar tre atentateve më parë. Në korrik 2023, i zunë pritë bashkë me dy fëmijët dhe kunatin, Ramazan Sino, i cili humbi jetën.
Bejtja ishte një person i njohur për policinë, me precedentë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Ai është hetuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013 dhe përflitet se ka qenë i pranishëm në momentin e rrëmbimit të Enver Stafukën në 2015.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta