Biznesi merr pasuritë e natyrës, ndërtime në Vjosë, Butrint e Karavasta | Money

16 Mars 2024 | 19:40

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishte miratimi i ligjit të shumë debatuar për lejimin e ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura.

Një vit më parë, në mes të muajit mars, lumi Vjosa, i cili gjarpëron në jug të Shqipërisë, u shpall Park Kombëtar. Vendimi që mori qeveria ishte një fitore e madhe, jo vetëm për ata që e kishin mbrojtur me fanatizëm, por edhe për të ardhmen, ku lumi i fundit i egër i Europës, ia doli të mos cenohej nga ndërtimi i tetë hidrocentraleve dhe dhjetra objekteve të tjerë.

Por, pa kaluar një vit, hapësira e lumit Vjosë me sipërfaqe 13 000 hektarë, së bashku me të gjithë parqet e tjerë kombëtarë dhe monumentet historikë, të cilat përbëjnë një të pestën e territorit të Shqipërisë do të transformohen nga dora e njeriut. Kjo, pasi 12 deputetë të Partisë Socialiste kanë propozuar ndryshime në ligjin e Zonave të Mbrojtura, të cilat janë miratuar në Kuvend.

Kryetari i Shoqatës së Ornitologjike Taulant Bino deklaroi se nisma nuk është e 12 deputetëve që e propozuan, por u porosit nga qeveria.

“Është nismë e qeverisë dhe me të drejtë ashtu duhet të jetë, ndonëse u propozua nga 12 deputëtë socilistë që morën përsipër të shprehnin interesat e bashkive, por pavarësisht preteksit, po të shikosh ligjin sot, bashkive nuk u jepet asgjë ndryshe nga cfare u jepte ligji i mëparshëm. U gjet mënyra më e shkurtër dhe pa transparencë”, tha Bino.

Bilologu i mjedisit Olsi Nika deklaroi për Money: “Çfarë bën ligji i ri. I zhbën kufijtë dhe thotë se brenda ZM nuk lejohet asnjë ndërhyrje me përjashtim të strukturave për zhvillimin e turizmit elitar, që do të thotë se ti mund të bësh një mega-resort në zemër të Divjakës apo edhe në brigjet e Vjosës. Pra ti mund ta ndërtosh një resort, bashkë me urat, pishinat, rrugët dhe të gjithë infrastrukturën për ta pasur këtë resort”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026