Vuçiç uron Putinin për fitoren në zgjedhje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Vuçiç ka thënë të martën se letrën e urimit për Putinin ia ka dorëzuar ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko.
“Në të, përveç që ia kam uruar fitoren, ia kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Vuçiq në Instagram.
Presidenti i Serbisë ka folur me ambasadorin rus dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve treditore presidenciale në Rusi, të cilat i ka fituar Putini.
Ai i ka siguruar me lehtësi 87 për qind të votave, në zgjedhjet e kontrolluara prej Kremlinit.
Perëndimi ka thënë se nuk i konsideron këto zgjedhje, as të lira, as të drejta.
Autoritetet e Serbisë e kanë dërguar në Rusi një delegacion vëzhguesish për të parë prej afër procesin zgjedhor.
Serbia është një prej vendeve të pakta evropiane që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për nisjen e luftës në Ukrainën fqinje, më 2022.
Beogradi zyrtar mbështetet në ndihmën e Rusisë në organizata ndërkombëtare dhe mekanizma tjerë, kur është fjala për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mirëpo dialogon me Prishtinën zyrtare, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, në Bruksel qysh më 2011.
Palët kanë arritur disa marrëveshje, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, por jo të gjitha janë zbatuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve