Shkurte Fejza apo Flori Mumajesi? Ja cila këngë do këndohet në Euro 2024
Presidenti i “Napoli Club Albania”, Geri Kusi, është shprehur se në Euro 2024 pret që të këndohet kënga e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, ‘Kuqezi je ti’.
Komentet Kusi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se i pëlqen edhe kënga e Shkurte Fejzës, ‘mora fjalë’, por shtoi se do i pëlqente më shumë një këngë e Shqipërisë.
Ai tha gjithashtu se në përballjen e Shqipërisë me Italinë, pret një barazim, rezultat që do e mbante në lojë vendin tonë.
“Shqipëri-Itali është ndeshja e parë. Italia duke parë radhën, e ndoqa dje edhe me Venezuelën, nuk është në formatin e duhur, nuk është se ka ndonjë sulmues të madh. Po vuan për sulmues. Italia nuk është siç ka qenë në vitet e kaluara.
Pres shpresë me Italinë dhe një mundësi shumë të mirë për të luajtur për Kombëtaren tonë. Pres 1-1 me Italinë, barazim. Është rezultat komod, të mban ende në lojë. ‘Mora Fjalë’ mendoj se mund të këndohet edhe në Europian. Është kthyer në himn, por ka akoma këngë shqiptare. Kënga e Flori Mumajesit me Elvanën përshembull”, tha Kusi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit