Në mbrojtje të mjedisit, nxënësit pastrojnë Durrësin nga mbetjet plastike

26 Mars 2024 | 17:29

Qindra nxënës e studentë të 15 shkollave dhe universitetit të Durrësit u bënë bashkë në një marshim sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit.

Ata morën me vete thasët me mbetje plastike, të cilat do t’i dërgojnë për riciklim dhe paratë e mbledhura do t’i përdorin për blerjen e mjeteve shkollore.

“Është shumë e rëndësishme që edukata qytetare dhe mjedisore të fillojë nga shkolla. Sot e nisëm me shkollën ‘Shaqe Mazrreku’ dhe 14 shkolla të tjera dhe universitetin për të thënë, që këto shishe plastike që ne i kemi në shtëpitë tona, ne mund t’i riciklojmë dhe t’i kthejmë në mjete shkollore”, tha Laura Gjyli, koordinatore e lëvizjes.

Sensibilizimi qytetar është qëllimi kryesor dhe koordinatorja e lëvizjes pohon, se për të arritur këtë tërësisht do të duhet kohë.

“Sigurisht do të duhet pak kohë, që qytetarët të zgjohen, por mendojmë që duke nisur nga klasat e para e deri në universitet, ne mendojmë se mund të bëjmë shumë më tepër”, tha Gjyli.

Dhe për t’ia arritur kësaj “mbrojtësit” e mjedisit po punojnë.

Prej vitesh, mësues dhe drejtues të shkollave të Durrësit i janë bashkuar, për të përcjellë mesazhin e Edukatës Qytetare dhe Mjedisore jo vetëm tek nxënësit, por edhe më gjerë.

“Jemi shumë të lumtur që marrim pjesë në këtë aktivitet, pasi riciklimi i mbetjeve plastike shërben për mjete shkollore në shkollat tona”, tha mësuesja Marsida Mezja.

Prej më shumë se 3 vitesh, lëvizja “River Clean Up” ka ndërmarrë me dhjetëra aksione pastrimi në lumin Ishëm, lumi më i ndotur në Evropë nga mbetjet plastike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026