“Konflikti për një pronë”, gazetari: Pse u qëllua me armë kryekomunari i Haraçinës
Gazetari Furkan Saliu ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes së ditës së sotme ku është qëlluar me armë ndaj kryekomunarit të Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.
Sipas gazetarit shkak i këtij konflikti ku mbetën të plagosur dy persona, është një pronë shtetërore ku komuna kërkon të ndërtojë një stadium.
Gazetari tha gjithashtu se personi i cili ka kryer sulmin me armë, është i njohur nga policia.
“Është një problem që ka zgjatur gjatë mes familjes së personit që qëlloi me armë zjarri ndaj ekipit të kryetarit të komunës dhe vetë komunës e cila po kërkon të ndërtojë një stadium në një parcelë që është në pronësi të shtetit.
Probleme ka pasur edhe më herët, por jo fizike, deri ditën e sotme kur ndodhi dhe sulmi me armë zjarri. Nuk është sulmuar makina por është sulmuar në rrugën kryesore të komunës kryetari i cili kishte dalë në inspektim për të parë se si po shkonin punimet së bashku me ekipin e tij. Nga ngjarja janë plagosur dy persona. Njëri është në një gjendje më të lehtë, ndërsa tjetri është në operim dhe flitet se ka dëmtim në mushkëri”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)