Aborti me bazë gjinore, Eglantina Bardhi: Shqipëria në listën e zezë, të rishikohet ligji
Në vendin tonë aborti është akoma një temë tabu. Ligji lejon ndalimin e shtatzënisë deri në javën e 12, përjashtuar rastet kur fetusi rrezikon jetën e nënës. Sipas INSTAT, numri i aborteve në vitin 2018 ishte 5.532. Për çdo 1 mijë lindje, pati 191 aborte. Ato spontane mbajnë peshën më të madhe.
Një tjetër e dhënë është ajo e statusit martesor, ku 90,5 % e aborteve janë kryer nga gratë e martuara. Këtu vihet re një tjetër problem, aborti selektiv me bazë gjinore. Ligji shqiptar nuk e ka të përcaktuar ndalimin e këtij lloj aborti, megjithatë me miratimin nga Konventa Ndërkombëtare, kjo gjë është e ndaluar të kryhet.
Në një intervistë për Euronews Albania, drejtorja ekzekutive e shoqatës ‘Together for life’, Eglantina Bardhi u shpreh se kjo shoqatë ka kryer një studim të gjerë lidhur me këtë temë, nga ku ka rezultuar se jo vetëm që aborti me bazë gjinore ekziston ende në vendin tonë, por në disa zona disbalanca mes lindjeve të djemve dhe vajzave është alarmante.
“Tashmë Shqipëria është në listën e zezë në aspektin e abortit selektiv, renditemi me vende si Armenia dhe Afrika. Raporti i lindshmërisë djem-vajza tregon se jemi përballë këtij fenomeni.
Çuditërisht, edhe pse jemi në kohë moderne, ende shqiptarët duan të kenë një djalë në shtëpi. Në disa zona raporti djem-vajza ka arritur 118 djem për 100 vajza, si në Mirditë, Korçë etj.”, – tha znj. Bardhi.
Drejtorja e shoqatës ‘Together for life’ tha se shoqata që ajo drejton i ka adresuar shqetësimet në ministrinë përkatëse dhe në kuvend ku ka kërkuar rishikimin e ligjit të vitit 1995, pasi fakti që teknologjia ka ecur me hapa të mëdhenj dhe gjinia e bebes mund të identifikohet që në javët e para, ka çuar në shtimin e rasteve të abortit selektiv.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë