“Kryeministri i Serbisë ‘koka’ e klanit Novi Sad!” Eksperti: Rrezik për Ballkanin
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur për Milos Vucevic, i cili është zgjedhur nga presidenti i Serbisë si kryeministër i vendit.
Elezi tha se ky lajm sjell rrezik për sigurinë e Kosovës por edhe për Ballkanin, pasi Vuçeviç është “koka” e grupit kriminal, të njohur si klani i Novi Sad.
Sipas Elezit në të njëjtin grup kriminal është i përfshirë edhe vëllai i presidentit Aleksandër Vuçiç, e madje edhe vetë presidenti.
“Është një alarm shumë serioz i sigurisë së Kosovës dhe në përgjithësi Ballkanit, ardhja në krye të qeverisë serbe e udhëheqësit të klanit të Novi Sad-it. Ky klan dihet se kontrollon dhe organizon jetën kriminale në gjithë territorin e Serbisë e gjithashtu në Ballkan.
Klani i Novi Sad-it është një grup i cili merret me posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, me kazino, prostitucion dhe njëkohësisht dyshohet se ky klan merret edhe me ekzekutimin e personave të caktuar që mund të pengojnë institucioneve të qeverisjes.
Në këtë grup bën pjesë edhe vëllai i presidentit, madje dyshohet se edhe vetë presidenti i Serbisë është pjesë e këtij klani, por nga fundi i 2020 klani i NoviSad-it udhëhiqet nga kandidati për kryeministër Milos Vuçeviç”,-tha Bedri Elezi.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit