Janjiç: Përdorimi i mercenarëve nga Serbia në Banjskë, e rrezikshme
Analisti serb, Dushan Janjiç, është shprehur se përdorimi i mercenarëve si në rastin e sulmit në Banjskë është diçka e rrezikshme.
Komentet Janjiç i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se është shumë e thjeshtë që politika si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë të mobilizojë njerëzit për luftë, por sipas tij, duhen marrë parasysh pasojat.
Ai tha periudha e qeverisjes së Millosheviçit ka qenë e prirur nga shtypja dhe përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet dhe kjo sipas tij ka qenë një nga arsyet që NATO ndërhyri në Serbi.
Ai tha se duhet të nxjerrim mësim nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në Beograd.
“Nëse e krahasojmë atë me diçka të ngjashme në histori, ajo do të përputhet me kohën e Hitlerit dhe nismat që ai ndërrmerrte. Përdorimi i mercenarëve është diçka e rrezikshme. Njësoj si grupet që u përdorën në Banjskë.
Vuçeviç po bashkëpunon me këto grupe. Banjska ishte një test jo vetëm për Serbinë, por edhe për SHBA, për të treguar kapacitetet e Amerikës për të marrë nën kontroll këtë pjesë të Ballkanit Perëndomor.
Kjo lloj qasjeje do të jetë kundër NATO por nuk do sjellë asgjë për Serbinë. Unë e njoh situatën dhe nëse do i referoheshim mesit të viteve 80 në Kosovë, të gjitha periudhat e qeverisjes së Millosheviç, ishte e prirur nga shtypja, nga përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet. Prandaj edhe NATO ndërhyri ushtarakisht në 1999.
Kur patëm një përplasje mes grupeve serbe të mercenarëve dhe UÇK në ato vite. Përkufizimi i duhur i asaj që ndodhi në Kosovë, është ai i një lufte civile dhe NATO ndërhyri për ta ndalur këtë luftë, nga e cila duhet të nxirren mësime. Për politikën nuk kushton asgjë të mobilizojnë njerëzit”, tha Janjiç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta