“Nuk mund të lirohen vrasësit”- Cakrani debat me Lapajn: Mund të jenë rehabilituar

6 Prill 2024 | 21:43

Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte kalimi në parlament i ligjit për amnistinë penale.

Të ftuar në studio, dy avokatët Adriatik lapaj dhe Kujtim Cakrani debatuan në lidhje me personat që duhet të përfitojnë nga ulja e dënimit.

Avokati Cakrani, duke marrë shembullin e Italisë, tha se edhe krime të rënda si vrasje mund të amnistohen, nëse personi është rehabilituar totalisht.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Lapaj kundërshtoi kategorikisht uljen e dënimit për krimet e rënda, pasi mund të nxisë hakmarrjen dhe problematika në familjen ku është kryer dëmi.

Sipas tij, amnistia penale është për krime të lehta dhe kategorikisht jo për vrasjet apo përdhunimet e fëmijëve.

Pjesë nga debati:

Avokati Kujtim Cakrani: Tani duhet të kuptojmë që njëri që është dënuar 25-vite qoftë edhe për vrasje, por qoftë edhe për diçka tjetër, nëse ka vuajtur 22 vite, çfarë problemi ka që t’i ulet dënimi dhe të përfitojë, pasi ai mund të jetë rehabilituar.

Adriatik Lapaj: Një njeriu që i kanë vrarë dikë, duhet të ketë kaluar aq kohë sa fëmijët të jenë rritur, të jenë martuar, të jetë ftohur gjëja, pasi po doli në rrugë e vrasin rrugës.

Bën diferencë ajo 2 vite, ik thuaji atij që i kanë vrarë dikë në shtëpi që s’bën diferencë. S’ka parime me vrasjen, parime ka me gjobat, për ata që kapen me 2 cigare hashash, me atë që ka vjedhur ndonjë telefon, apo që kanë vjedhur energjinë elektrike dhe nuk është amnistia për këta që vrasin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026