“Vuçiç, cikël dështimesh në Kosovë”- Sinani: Është vendosur sovraniteti në Veri
Profesor Arsim Sinani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pasur një sërë dështimesh në Kosovë dhe sipas tij, me Albin Kurtin kryeministër, ka një rikthim të sovranitetit të Prishtinës zyrtare në Veri.
Komentet Sinani i bëri në Euronews Albania, ku tha se Kosova është e përkushtuar që t’i rikthejë serbët në Veri në institucione.
Sipas tij, një mesazh të tillë e dha edhe kryeministri Albin Kurti me vizitën e tij në Veri, por shtoi se në institucione do të kthehen ata serbë që nuk i japin llogari Beogradit për zhvillimet atje.
“Presidenti serb Vuçiç ka një cikël dështimesh në raport me Kosovën. Ne jemi kthyer në një rikthim të sovranitetit të Kosovës në Veri. Pra jemi në fazën e rikthimit të Kosovës në kufijtë e vetë. Kur flasim për Serbinë dhe implikimin e saj në rajon, Serbia dëshiron që ta mbajë fragjele Europën Juglindore, Bosnjën, ku luan me Dodikun sa herë që ka krisë dhe Dosik është një kukull në duart e ideve serbomadhe dhe rusomadhe në Ballkan.
Në Maqedoni duke përdorur Milletiçin dhe figura të tjera të implikuara brenda subjekteve politike maqedone, VMRO dhe LSDM. Në Malin e Zi, ku pati shumë sukses në një periudhë të turbullirave të fuqishme atje, ku një shqiptar zhvilloi idetë e Kishës serbe. Ne sot kemi një dekompozim të faktorit shqiptar në Malin e Zi. Edhe në Hungari dhe Rumani ka luajtur mirë Vuçiç.
Në Hungari kemi një kryeministër proserb. Zhvillimet rajonale Serbia e përdor gjithmonë kur ka zgjedhje, por lajmi i keq për Vuçiç pasi Kurti bëri dy veprime që janë vizita në Veri dhe fotografia e ministrit Zvelça dhe Haxhiut. Po ashtu edhe fotografia e Vuçiç me dy familjet e dëshmorëve të veriut të Mitrovicës dha një sinjal interesant që Kosova do jetë e përkushtuar që serbët t’i kthejnë në institucione, por jo serbë që i japin llogari Serbisë”, tha Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve