Paralajmërimi i Karamuços: Gati arrestimet e krerëve të lartë të Policisë
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me raportin e SPAK të publikuar pak ditë më parë, por dha një paralajmërim të fortë.
Ai theksoi se po bëhet një hetim i madh, ku në pranga do bien zyrtarë të lartë që janë në kupolën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Sipas tij, këto shefa fillimisht do të lirohen nga detyra e më pas do arrestohen.
“Ka shumë kohë që po hetohet një kontingjent me nivel drejtues të policisë së shtetit. Ka pasur arrestime siç jemi në dijeni, disa prej tyre janë në paraburgim dhe janë shefa komisariatesh, shefa krimesh, po tani ka një hetim ende më të madh, ku deri tani kanë dalë katër emra të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, që janë në kupolën qëndrore më Drejtorinë e Përgjithshme të policisë dhe një në një drejtori qarku. Po diskutohet që këta persona të mos jenë në detyrë në momentin e arrestimit por të lirohen paraprakisht dhe më pas të arrestohen. Shqetësimi i Dumanit ka kohë që është ngritur”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?