Andretti zbarkon në Silverstone si pjesë e projektit për debutim në F1
Skuadra amerikane Andretti Global u transferua në selinë prej 48.000 metrash katrorë në Silverstone si pjesë e projektit për të qënë pjesë e Formula 1. Drejtori i Përgjithshëm, Michael Andretti dhe babai i tij, kampioni i Botës në vitin 1978 në F1 si dhe fitues në vitin 1969 në “Indianapolis 500”, Mario Andretti, ishin të pranishëm në prezantim.

Ata u shqëruan nga një staf prej 80 punonjësish nga “Andretti Cadillac UK”. Hapësirat e reja do të përfshijnë strukturat e nevojshme për dizajnin, projektimin dhe ndërtimin e makinave. Si dhe një dyqan të markave më të rëndësishme në motorsport.

Gjithcka në bashkëpunim me selinë mëmë në të Andretti’t në Indiana, dhe simotrën e Formula E në Banbury. Andretti Global planifikon hyrjen në kategoritë më të vogla si FIA Formula 2 dhe Formula 3 në përpjekje për promovimin e talenteve nga SHBA dhe krijimin e pilotëve të nevojshëm për debutim në Formula 1.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve