Mjeku Naim Zeka: Kosova merr falas ilaçin 2 mln e 125 mijë $ për 2-vjeçarin

15 Prill 2024 | 08:25

Naim Zeka, shefi i repartit të Neurolofgjisë në Pediatri, ka komentuar një rast të një sëmundjeje të rrallë, atrofi spinale, që kishte prekur një fëmijë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Zeka tha se një dozë e këtij ilaçi kushton mbi 2 milionë dollarë, të cilën sipas tij, Kosova për një rast e ka marrë falas.

Ai tha se kjo është një sëmundje e rrallë që shfaqet te 1-2 persona në vit në Kosovë, por sipas tij, duhet ta marrë trajtimin në kohë.

“Incidenca e sëmundjes është diku 1 në 10 mijë lindje në Europë. Ne në Kosovë kemi diku te 20 mijë lindje dhe çdo vit presim 1-2 pacientë të lindur me këtë sëmundje. Problemi është si te ne, si në vendin tuaj, ende nuk kemi një detektim të hershëm të sëmundjes.

Apo skrinim i cili quhet skrinim neonatal që bëhet që në ditët e para të lindjes. Nëse sëmundjen e detektojmë herët dhe fillojmë me terapinë përkatëse, atëherë suksesi është shumë më i madh. Në rastin konkret e fëmija e ka marrë ilaçin rreth një muaj para se të bënte 2 vjeç. Kemi kapur atë trenin e fundit mund të themi.

Një dozë e vetme, për një pacient, kushton 2 milionë e 125 mijë dollarë. Vetë prodhimi i ilaçit është krijuar me një teknologji tejet komplekse. Është një terapi që ende është luks edhe për vendet e zhvilluara, jo vetëm për ne”, tha Zeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024