Ambasadorja e izraelit në Shqipëri: Komuniteti ndërkombëtar të sanksionojë Iranin

15 Prill 2024 | 16:23

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg thotë se Izraeli nuk kërkon të hap një front të ri lufte, edhe pse e ka fuqinë për të bërë këtë. Pas sulmit të datës 14 prill, ajo thotë se bota duhet të shpallë sanksione për Iranin.

Komuniteti ndëkombëtar duhet të marrë masa për të sanksionuar Iranin. Kjo thirrje vjen nga ambasodrja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, e cila sugjeron masa të forta për të ndaluar programin nuklear dhe për të shpallur organizatë terroristë gardën revolucionare Iraniane.

“Presim që Shqipëria dhe Komunitetit Ndërkombëtar të vazhdojnë me sanksionet ndaj Iranit, në mënryë që të mos zhvillojë qëllimin strategjik nuklear”.

Në intervistë me moderatoren Sidorela Gjoni, në Euroneës Albania, Peleg tha se Izraelit nuk i mungojnë kapacitetet për të nisur një luftë, por nuk dëshiron që ky sulm të bëhet shkas për të përkeqësuar situatën në rajon.

“Çështja kryesore tashmë është a do të marrë hak Izraeli apo jo? Unë besoj se ka një dilemë pasi nga një anë ne nuk duam të japim shkak për të përkeqësuar situatën në rajon dhe as nuk e kemi për qëllim të krijojmë një front lufte. Mirë është të mos i përsërisin sulme të tilla, të mos e provojnë më atë që provuan 24 orë më parë.

Ambasadorja Peleg foli edhe për qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria, menjehërë pas sulmit, duke falënderuar autoritetet për mbështetjen ndaj shtetit të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024