Eksperti: Serbia e armatosur 1500 dronë iranianë, të njëjtët që sulmuan Izraelin

16 Prill 2024 | 11:39

Eksperti i sigurisë Driza Shala tha në një intervistë për Euroneës Albania se Serbia zotëron një arsenal prej 1500 dronësh të njëjtë me ata që u përdorën nga Irani në sulmin e fundit ndaj Izraelit.

Ai tregoi se këta dronë janë shumë të fuqishëm, me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra dhe mund të ngarkohen me deri në 50 kg eksploziv dhe nuk përjashton mundësia që këta dronë të përdoren edhe kundër Kosovës.

“Dronët e përdorur nga Irani kanë rreze veprimi deri në 2 mijë km, janë autonomë në kryerjen e  aktivitetit, përcaktohet pozicioni ku duhet të godasin dhe pajisen me deri në 40 kilogramë eksploziv. Dhe imagjinoni nëse do kishim një aktivitet të këtyre dronëve në drejtim të Kosovës, mund të goditen pozicione që mund të bëjnë dëmin më të madh. Ndaj kryeministri mblodhi këshillin e sigurisë për të marrë informacion rreth aktivitetit të ushtrisë serbe në brezin kufitar. Shteti i Serbisë ka 1500 dronë të tipit që janë përdorur në sulmin e Iranit ndaj izraelit dhe është një arsenal i bollshëm në kontekst të shkaktimit të ndonjë veprimi në drejtim të cenimit të integritetit territorial të Kosovës”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026