Policia shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për dhunë në familje.
Në një postim në rrjetin social Facebook të hënën, Policia u kërkoi qytetarëve bashkëpunim për lokalizimin dhe arrestimin e xhudistit pejan.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Gjakova, ndër xhudistët më të njohur në vend, kërkohet për veprën penale ‘dhunë në familje’.
Sipas mediave lokale, Gjakova, 28 vjeç, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Shpallja e tij në kërkim vjen në një kohë kur Kosova është tronditur nga rastet e dhunës në familje, pas vrasjes së dy grave në pesë ditët e fundit.
Për të dyja rastet, të dyshuar kryesorë janë burrat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve