Diplomati: Vuçiç kërkon të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, ja skenari
Diplomati Sokol Gjoka është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përpiqet që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Gjoka tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews se Vuçiç kërkon ta pengojë anëtarësimin e Kosovës përmes votimit në Këshillin e Ministrave të KiE, që sipas tij, sipas kalkulimeve, është thuajse e pamundur që ai t’ia arrijë qëllimit.
Ai shtoi se nga ana tjetër, Bashkimi Europian po luan përpiqet ta tërheqë Serbinë nga vetja, duke parë se është një vend që lëviz në disa parnerë ndërkombëtarë, përfshi Rusinë.
“BE tenton që Serbinë ta tërheqë sa më shumë nga vetja. Duke e ditur që Serbia lëviz në disa karrige, jo vetëm midis Rusisë, por edhe disa partnerëve të tjerë të mëdhenj, atëherë është detyrë e BE-së që ta tërheqë sa më shumë jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Jo pa qëllim Vuçiç shkoi dhe bëri atë marrëveshjen për blerjen e avionëve ushtarakë në Francë, për të treguar që ja unë bashkëpunoj me vendet kryesore të BE. Së dyti për të treguar që blen armatime ushtarake që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë, mbrojtjes, etj. Dhe së treti për të mikluar edhe pak me Francën, në kushtet që Kosova po ecën në rrugën e anëtarësimeve.
Por unë mendoj se Serbia dhe Vuçiç do e vijojnë luftën e tyre deri në fund, duke penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE nëpërmjet Këshillit të Ministrave. Ai komitet vijon punën dhe ka nisur dozën e lobimit. Sipas të gjitha kalkulimeve rezulton që Kosova ta marrë këtë vend, por nuk duhet ndërprerë puna deri në atë moment”, tha Gjoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve