Fakte dhe statistika në prag të “2024 Chinese Grand Prix”

18 Prill 2024 | 17:51

Pas një mungese 5-vjeçare, “Chinese Grand Prix” kthehet këtë fundjavë në kalendar. Më poshtë do të sjellim disa prej fakteve dhe statistikave për atë çka ka ndodhur dhe çka pritet në cirkuitin e Shanghai-t. Meqenëse aty do të zhvillohet edhe eventi i 1-rë Sprint për këtë vit, Sesioni i 1-rë i Provave të Lira dhe “Sprint Qualifying” do të zhvillohen të premten. Gara Sprint dhe Provat Zyrtare do të zhvillohen të shtunën dhe fundjavën do ta mbyllë vetë “Grand Prix’ të dielën.

Statistika vitale

I 1-ri “Chinese Grand Prix” – 2004

Gjatësia e Pistës – 5.451km

Xhiro më e shpejtë – 1m 32.238s, Michael Schumacher, Ferrari, 2004

Më shumë pole positions – Lewis Hamilton (6)

Më shumë fitore – Lewis Hamilton (6)

Kuriozitet – Cirkuiti është projektuar sipas simbolit vendas ‘shang’, thënë ndryshe ‘lart’

Kthesa e 1’rë pas startit – 315 metra

Probabiliteti për “Safety Car” – 75%

Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 50%

Koha në “Pit stop” – 22.9” (përfshi qëndrimin prej 2.5”)

Pesë “pole positions” të fundit në Kinë

2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)

2018 – Sebastian Vettel (Ferrari)

2017 – Lewis Hamilton (Mercedes)

2016 – Nico Rosberg (Mercedes)

2015 – Lewis Hamilton (Mercedes)

Pesë fituesit e fundit në Kinë

2019 – Lewis Hamilton (Mercedes)

2018 – Daniel Ricciardo (Red Bull)

2017 – Lewis Hamilton (Mercedes)

2016 – Nico Rosberg (Mercedes)

2015 – Lewis Hamilton (Mercedes)

Verdikti i Pilotit

Jolyon Palmer (ish-pilot i Renault F1): Shanghai është një cirkuit me vija të drejta të gjata dhe kthesa akoma më të gjata. Kthesa e 1-rë është shumë e shpejtë me një ndryshim trajektoreje pothuajse 360 gradë që bën të duket sikur nuk do të përfundojë. Ajo shoqërohet më një dalje nga e majta që është shumë e rëndësishme për mbylljen e Sektorit të 1-rë. Sektori i 2-të është më komod me sekuenca shpejtësie në kthesat 7, 8 dhe 9. Sektori i 3-të ka një kthesë pa mbarim në të djathtë me një shpejtësi maksimale që streson pjesën e pasme të makinës dhe krijon konsum të tepërt të gomës së majtë përpara.

Mundësia më e mirë për të parakaluar është falë DRS që fillon në një zonë të gjatë frenimi me kthesë në të djathtë e shoqëruar me një dalje të shpejtë në të majtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024