Lista Serbe: U tregua unitet i lartë i popullit serb
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka konsideruar farsë procesin e votimit në katër komunat veriore, me shumicë serbe, për largim ose jo të kryetarëve komunalë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë të dielën se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Kjo nënkupton se kryetarët aktualë – në Mitrovicë të Veruut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.
Sipas Radoniqit, në total kanë votuar 253 persona prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Lista Serbe ka bërë thirrje paraprakisht që procesi të bojkohet prej serbëve lokalë, me arsyetimin se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, e ka bërë të pamundur suksesin e procesit.
Sipas saj, të dielën është treguar “shkallë e lartë e unitetit të popullit serb”.
Në një komunikatë për media, kjo parti ka pretenduar se më 21 prill është dëshmuar se nuk janë Lista Serbe dhe Serbia që po frikësojnë serbët, por kryeministri Kurti dhe siç, ka thënë ajo, njësitë e tij ilegale parapolicore, që sipas Listës Serbe kanë rezultuar me rrugë të zbrazëta në veri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se përmes bojkotit të serbëve, “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër”.
Iniciativa për largim ose jo të kryetarëve është organizuar, pasi faktori ndërkombëtar ka kërkuar largim të kryetarëve shqiptarë nga pozitat e tyre, duke konsideruar se ndonëse procesi i prillit të vitit të kaluar – kur ata i kanë fituar zgjedhjet – ka qenë legjitim, megjithatë, ai nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve.
Zgjedhjet e prillit të vitit 2023 janë organizuar pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Edhe në ato zgjedhje, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e ka bojkotuar procesin zgjedhor dhe u ka bërë thirrje serbëve lokalë të veprojnë njëjtë.
Blloku evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet 21 prillit, ani pse paraprakisht është deklaruar pozitivisht për to.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve