Vizita e Erdogan në SHBA, koloneli zbulon se çfarë do të diskutojë me Biden

23 Prill 2024 | 12:41

Koloneli shqiptar Çlirim Toci në një intervistë për Euronews Albania, ka treguar arsyet se përse presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të takojë homologun e tij amerikan Joe Biden.

Ai theksoi se tre pikat për të cilat do të diskutojnë janë konflikti në Gaza, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe lufta kundër terrorizmit.

Mes tjerash ai tregoi se përse pati marrëveshje mes SHBA dhe Turqisë.

“Turqia për SHBA ka qenë një aleat shumë i rëndësishëm në NATO. Është fuqia e dytë ushtarake pas SHBA por njëkohësisht dhe një zë i fortë për Lindjen e Mesme. Ka pasur mosmarrëveshje të mëdha mes Ankarasë dhe SHBA jo vetëm për çështjen e avionëve F16, apo për përjashtmin e Turqisë nga programet e zhvillimit të avionëve  F35. Kjo nisi kur Erdogan me vendimin e tij, vendosi që të blejë sistemet anti-raketore S500 që janë shumë të zhvilluara. Kjo u kundërshtua menjëherë nga SHBA.

Tre janë pikat e rëndësishme që do të diskutoj Erdogan me Biden, e para është konflikti në Gaza, e dyta është  bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe e treta është lufta kundër terrorizmit. Vetë Erdogan e ka kritikuar administratën Biden pëe deklaratën që ata kanë thënë se do të jenë gjithmonë në mbështetje të Izraelit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026