“Kurti po blen kohë”, Berisha: Çfarë do të ndodh në Veri të Kosovës
Anton Berisha, ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka komentuar zgjedhje në Veri të Kosovës pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se kreu i qeverisë së Kosovës po ndjek politika të gabuara, pasi ndërkombëtarët kishin kohë që kërkonin zhvillimin e zgjedhjeve.
Berisha mes tjerash theksoi se qëllimi i Serbisë është që të mos funksionojnë institucionet për ta bërë situatën sa më dramatike për të thënë që shqiptarët po shkelin të drejtat e serbëve .
“Nëse palët dakordohen për një marrëveshje dhe pastaj njëra palë nuk e zbaton, sipas praktikave çdo marrëveshje tjetër ka qenë më e dobët se paraprake. Asociacioni në variantin e parë ka qenë një variant që nuk ka ndikuar dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka rekomanduar themelimin e Asocacionit. Për motive të pastra politike udhëheqësit e asaj periudhe dhe sidomos Kurti kanë refuzuar marrëveshjet.
Zgjedhjet e reja janë kërkuar që nga fillimi dhe ky është manipulimi i palës kosovare sepse ne e dimë qëllimin e Serbisë. Qëllimi i Serbisë është që të mos funksionojnë institucionet për ta bërë situatën sa më dramatike, në mënyrë që të përfitojnë në marrëveshjen e asociacionit në retorikën dhe diskursin që shqiptarët po i shkelin të drejtat e serbëve. Kurti ka zgjedhur procedurën e komplikuar, të stërzgjatur por që në fund bashkësia ndërkombëtare i kërkon të njëjtën gjë, që janë zgjedhjet.
Kosova sa më shumë që blenë kohë më stërzgjatje dëmtohet. Kurti nuk ka politikë për Kosovën, ai ka politikë për veten. Ai është duke blerë vetëm për veten e tij sepse është në kontraditë të plotë për politikën që e ka sjellë në pushtet dhe veprimet që duhet të bëjë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë