Rezultatet e PISA, Manastirliu: Ndikuan tërmeti dhe pandemia. Po marrim masa…

2 Maj 2024 | 12:12

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se testi PISA vërtet tregoi disa problematika të arsimit në Shqipëri, por ajo tha se tashmë po merren masa përgatitor për testin e ardhshëm. Ajo tha se kanë filluar tashmë testime dhe trajnime për mësuesit, e për herë të parë në këto trajnime po marrin pjesë edhe pedagogë nga universiteti.

“ Çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë. Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti.

Të dhënat tregojnë se nxënësit shqiptarë mund të përshtaten me situata të ndryshme të të nxënit edhe në situata stresues, duke lënë pas vende si Zvicra, Gjermania, Finlanda, Kroacia, Mali i zi etj. Ata dolën të parët në eksperiencat psikologjike. Kurrikula me bazë kompetencash ka në qendër nxënësin dhe aftësimin e tij për të ardhmen. Në mbështetje të rekomandimeve po punojmë në të gjitha nivelet për ti përmirësuar ato.

Testi i radhës i PISA do të jetë në vitin 2025, për këtë ministria e arsimit dhe sportit së bashku me të gjitha institucionet e arsimit po ndjekin një plan masash agresiv në raport me pjesëmarrjen tonë për PISA 2025, për të mbështetur mësuesit dhe nxënësit. Masat që po marrin janë së pari me pajisjen e para pajisja e mësuesve dhe nxënësve me materiale dhe modele pyetjesh të PISA. Kemi marrë planin ë trajnimit për mësuesit, kemi trajnerët përkatës, kemi realizuar trajnime sipas profileve në të gjitha shkollat e përzgjedhura për testimin e  lëndëve pilote. Testimi paraprak evidentoi një ndërgjegjësim të rritur”,-tha Manastirliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026