“Fëmija që sheh dhunë, bëhet i dhunshëm”, Çepani-psikologes: Duhet thyer cikli…

6 Maj 2024 | 19:34

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku nëna dyshohet të jetë vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e mitur ka bërë që edhe njëherë dhuna në familje të bëhet temë në media.

Aktivistja Edlira Çepani dhe psikologia Marsela Lekli ishin të ftuara këtë të hënë në Euronews Albania ku kanë komentuar rreth ngjarjes së rëndë e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe fizike të bashkëshortit të Alma Arrazit.

Psikologia tha se shpesh fëmijët e rritur në ambiente familjare të dhunshme kanë tendencë të tregohen të dhunshëm edhe kur krijojnë familjet e tyre.

“Kulturën e vendos brenda në familje, që në momentin që ti vjen në këtë jetë. Ti edukohesh nga familja, nëse edukohesh me idenë se ti je mashkulli e mund të bësh ç’të duash dhe gruaja do jetë e nënshtruar. Ai me atë frymë do të rritet, atë do përcjellë te familja e tij, e kështu do vazhdojë zinxhir”,-tha psikologia.

Çepani nga ana tjetër tha se kjo është e vërtetë, por ky cikël duhet të thyhet, e për këtë duhet të ndërhyjnë institucionet.

“Ky cikël duhet thyer dhe për këtë ndihmojnë pikërisht institucionet. Insitucionet arsimore duhet të edukojnë kundër dhunës, të jenë të kujdesshëm me fëmijët dhe e kuptojnë se ka një fëmijë të dhunuar në kohën kur janë në shkollë, duhet të merren masa. Të njoftohet policia e më pas të reagojnë të gjitha institucionet”,-tha Çepani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026