Caktohen sot finalistët e Europa League, dy supersfida premtojnë spektakël
Spektakli evropian vijon këtë të enjte me gjysmëfinalet e dy kompeticioneve të tjera në kontinentin e vjetër, Europa dhe Conference League. Në atë që është i dyti për nga rëndësia, Leverkusen me 1 këmbë në finale do të përballet në shtëpi me Romën, ndërsa pas atij barazimi në transfertë, Atalanta beson se do ta surprizojë Marsejën në Bergamo.
Aspirinat nuk njohin humbje në asnjë prej sfidave të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa janë drejt një sezoni absolut, por në Evropë duhet një sforco e fundit, për të prekur finalen. Rezultati 2-0 i jep siguri Alonsos, por Roma nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Në anën tjetër, barazimi në Francë lë gjithçka të hapur për Atalanta-Marsejë. Në shtëpi bergamaskët do të kërkojnë të festojnë bashkë me tifozët, por duhet patjetër fitorja. Miqtë e kanë synimin të qartë, të shkojnë në stacionin e fundit, e pse jo të zbrezin me kupën në duar.
Conference League po ashtu konfirmon skuadrën e dytë finaliste, pasi e para është Fiorentina. Italianët barazuan në transfertë me Club Brugge, por u kualifikuan pas rezultatit 4-3 në të dyja ndeshjet. Bileta e mbetur pret një mes Aston Villas dhe Olympicaos, me grekët që përballjen e parë e fituan 2-4.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve