A do i “fundosë” Sky ECC të ndaluarit? Avokati: Pse nuk mjaftojnë vetëm përgjimet
Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë që rrëzoi përdorimin si provë ne proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.
I ftuar në studio avokati Jordan Daci tha se përgjimet e SKY nuk duhet të përdoren si prova as në Shqipëri, pasi drejtësia nuk mund të jetë një produkt i teknologjisë.
Ai theksoi se nëse do të ishte prokuror nuk do t’i bënte publike hetimet dhe do t’i mbante nën përgjim të gjithë personat deri sa t’i arrestonte në flagrancë me prova të ligjshme.
“Vetëm me përgjimet e SKY ky proces nuk mund të jetë proces. Sepse kemi dhe një parim tjetër, që prova shkencore është zero nëse nuk mbështetet me prova të tjera. Dhe përgjimet e Sky janë prova shkencore. Nëse s’ma lidh me gjëra të tjera kjo provë nuk qëndron. Nuk mund të jetë drejtësia produkti i një teknologjie, pasi po shkuam aty nuk është drejtësi. Nëse unë do të isha prokuror nuk do ta kisha bërë fare publike dhe do të kisha vendosur në përgjim të gjithë personat për një kohë të gjatë. Do verifikoja vendodhjet, do merrja GPS et e makinave, do kisha bërë lidhjet midis numrave dhe për të provuar faktin dhe për t’i kapur në flagrancë. Këto prova mund të përfitohen dhe në një periudhë të mëvonshme. Përgjimet do ishin me lejen e gjykatës dhe do ishin prova të ligjshme”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur