Rama nga Athina: Si ka mundësi që edhe pas 84 vjetësh Ligji i Luftës është në fuqi

12 Maj 2024 | 13:10

Kryeministri Edi Rama ka folur me shqiptarët në Athinë edhe për ligjin e luftës. ai tha se është absurde që edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga anëtarësimi në NATO, pjesë e të cilës është edhe Greqia, ende mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një ligj lufte i hartuar 84 vite më parë.

“Lufta e Dytë Botërore, mbyllja hermetike e Shqipërisë në rrethin e nëntë të ferrit komunist, e ndau Europën në dysh dhe e shtyu deri në fundin e shekullit XX mundësinë që të rikthehej ky vizion i atit tonë themelues në tryezën e marrëdhënieve të vendosura tërësisht mes dy shteteve  pas shembjes së komunizmit. Po iku edhe shekulli XX, po vjen mesi i dekadës së tretë të XXI, dhe në vend se Shqipëria dhe Greqia të ishin sot një kundërpeshë triumfi e fqinjësisë së kthyer në një aset strategjik, gjeopolitik në panoramën e Ballkanit dhe një shembull tërheqës për të gjithë fqinjët e tjerë që ta ndiqnin për paqen që prodhon mirëqënie, siguri, ardhmëri në tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore, rri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Ai ligj i 10 nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë me dekret mbretëror ligjërohet që gjendja e luftës më Italinë dhe me Shqipërinë. Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës, mbeten në fuqi sot e gjithë ditën megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?

Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur sa dhe si kemi mundur, që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, ashtu sikundër jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes dy shteteve tona, sepse unë kam bindjen e palëkundur, që nëse ka vullnet të mirë dhe vendosmëri reciproke, të gjitha mosmarrëveshjet e trashëguara mund të zgjidhen pa pritur që të kalojnë dhe 84 vite të tjera”,tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026